Dema: Ju ftoj që të japim më shumë kontribut, që arsimi të jetë prioritet shtetëror

Dema: Ju ftoj që të japim më shumë kontribut, që arsimi të jetë prioritet shtetëror

17 February 2019 16:50

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, në urimin e tij për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se “në këtë ditë të markimit të shtetit tonë të pavarur, gjejmë çastin e duhur që të reflektojmë për rrugëtimin tonë unik, me plot sakrifica dhe progres të madh”.

“17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës, sjell emocione të përziera, por mbi këto ndjenja, qëndron e palëkundur ndjenja e krenarisë. Në ditëlindjen e 11-të të vendit tonë, ju ftoj që të reflektojmë krenari, por edhe të qëndrojmë unik në synimin tonë për një Kosovë të zhvilluar mbi bazën e vlerave të shtetësisë sonë. Sot, më shumë se kurrë, ju ftoj që së bashku t’u bëjmë ballë sfidave të kohës, duke mbrojtur vlerat tona, ashtu siç vepruam në çdo etapë të historisë sonë kombëtare”, ka thënë rektori Dema.

“Në këtë ditë të sakrificës, ju ftoj që të japim më shumë kontribut nga vetja jonë, për një të ardhme ku arsimi do të jetë prioritet shtetëror”, ka shtuar më tej.

Rektori Dema ka thënë se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” është shumë i përkushtuar për të arritur rezultate të krahasueshme në nivel ndërkombëtar, si dhe të kontribuojë në zhvillimin socio-ekonomik të Republikës së Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

ardian21/02/2019 15:38

Ikën ata që kanë dhënë për shtetin e Kosovës!

Shto koment

Të ngjashme