Jevtiq: Qytetarët e Kosovës nuk kanë ç’të festojnë Foto: Koha

Jevtiq: Qytetarët e Kosovës nuk kanë ç’të festojnë

17 February 2019 15:03

Ministri në dorëheqje për Komunitete e Kthim i Qeverisë së Kosovës dhe nënkryetari i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, ka thënë se shqiptarët e Kosovës në vend se të festojnë duhet të nënvizojnë se çfarë është zgjidhur gjatë viteve të shkuara dhe çfarë ka mbetur për t’u zgjidhur.

Ai për RTS ka vlerësuar se për shkak të gjendjes së keqe ekonomike, gjendjes së marrëdhënieve ndoshta më të këqija ndërmjet liderëve të Kosovës e SHBA-së e BE-së si për shkak të mosbesimit tek institucionet e Kosovës, qytetarët e Kosovës nuk kanë dhe çfarë të kremtojnë.

Sipas tij, situata në skenën ndërkombëtare është më e favorshme se sa më parë për Serbinë dhe se këtë situatë duhet shfrytëzuar për zgjidhjen e problemeve me Kosovën.

“Platforma për dialogun dhe vendimi për taksën thotë se liderët në Kosovë po duan të blenë kohë”, ka përfunduar Jevtiq të cilët i ka fajësuar se nuk e duan kompromisin.

© KOHA

Komentet

alipash tepelena21/02/2019 15:32

sikur zgjidhjet te i zgjidhni ne menyre reale duke i respektu popujt autokton dhe sikur se te krijoni kushte per bashkjetes e (edhe pse jeni kolonizator) e jo sipas situas momentale ne bote cdo gje do ishte me mire per juve dhe bashkqytetarve te juaj. Por si zakonisht shteti i juaj serb gjthnji eshte kriju nga situata momentale ne bot asht nga shekulli 19 .i krijuar sipas deshirave te fuqive te medhaja europiane e ne korriz te shqiptarve autokton.

hilmiasllani21/02/2019 15:34

interesant sikur paskemi harrua të ju pyesim juve se kur dhe per qka duhet të festojmë...apo edhe të ua plotëpsjm juve dëshirat per të vajtuar e jo festuar...Gjykoj se deklarat të tilla të njerzve që marrin paga nga shteti dhe NUK bëjnë asgjë janë shkelje ligjore dhe do duhej të hetoheshin të gjithë që në emër të pozitave dhe previlegjeve të ndryshme u lejohet të mos punojnë asgjë për të mos thënë troq, punojnë kundër interesit të Republikës së Kosovës h dhe qytetarve të saj ...Kjo sdo duhej të lejohej per askend..pa perjashtim...

Shto koment

Të ngjashme