Ahmeti: 11 vjetori e gjen Kosovën para sfidave përfundimtare të shtetndërtimit

Ahmeti: 11 vjetori e gjen Kosovën para sfidave përfundimtare të shtetndërtimit

17 February 2019 10:58

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“11 vjetori i pavarësisë së Republikës së Kosovës e gjen shtetin më të ri në Evropë para sfidave përfundimtare të shtetndërtimit. Secili nga ne ka dhënë kontribut në arritjen më të madhe kombëtare, shtetin e lirë, demokratik dhe të pavarur të Kosovës. Kjo, pa dyshim u arrit edhe me ndihmën e pakursyer të miqve tanë ndërkombëtar nga komuniteti euroamerikan”. ka shkruar Ahmeti në urimin e tij në Facebook.

Andaj, thotë tutje ai, dhe secili nga ne që ka punuar për këtë ditë, sot dëshiron ta sheh këtë të arritur tonë të përbashkët, Kosovën, të anëtarësuar në OKB, NATO dhe BE, me fqinjësi të mirë, të zhvilluar dhe të mirëqenë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme