Përvjetori i zymtë i Pavarësisë së Kosovës, gjerësisht në numrin special të “Kohës Ditore”

Urim Isma Urim Isma 16 February 2019 23:00

Në çfarë vështirësish po feston Kosova 11-vjetorin dhe me kë po e vë në pikëpyetje miqësinë në këtë përvjetor? Pse 11 vjet pas pavarësisë, Kosova është nën sanksione dhe çka nuk ka përmbushur gjatë kësaj kohe që të jetë shtet i plotë? Çfarë disfatash politike ka kaluar Kosova dhe cilat dështime e kanë karakterizuar në këto 11 vjet?

Këto janë disa nga pyetjet që marrin përgjigje në kryetemën e së dielës, në Koha Ditore, me titull “11-vjetori i zymtë”.

Te tema e javës, po ashtu, gjeni shkrimin për Ditën e Pavarësisë dhe si presidenti po i konteston kufijtë e Kosovës e si kryeministri po i acaron marrëdhëniet me Amerikën.

Në intervistën e javës flet publicisti Veton Surroi, për atë se si projekti i pavarësisë u shndërrua në projekt të grabitjes e kapjes së shtetit. Pse, sipas Surroit, Kosova është shndërruar në emërtues për mungesë perspektive dhe kush e ka krijuar këtë gjendje?

Në rubrikën ‘kosovarçe’, lexoni për brezin e humbur të serbëve dhe për atë se cila është e ardhmja më e mirë për brezat e ardhshëm të shqiptarëve e serbëve?

Nga bota, gjeni artikujt për mënyrën e shndërrimit në ar të bankënotave pa vlerë të Venezuelës.

Lexoni edhe fejtonin për standardin e ulët të jetesës në Shqipërinë komuniste.

Rubrika e Kulturës, këtë javë, sjell shkrimet ekskluzive për muzeun e iluzioneve, përmes të cilit kapërcehet realiteti.

Në rubrikën ‘Monument’, lexoni për “rekordin” e bukës së traditës dhe për aromën e bukës që shpërndahej në lagje nga furra e cila ka ndalur zjarrin vetëm tri herë.

Gjithashtu, për filmat e librat e rinj, trendet e muzikës dhe lajmet nga teknologjia, gjeni shumëçka para se të mbërrini te faqet e sportit.

Aty vijnë rrëfimet për vlerësimin e Majlinda Kelmendit nga rivalja e saj.

Këto dhe shkrime të tjera interesante nga kinematografia, shkenca, teknologjia, moda e shumëçka tjetër, mund t’i lexoni në 82 faqet e numrit të së dielës në “Koha Ditore”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme