Arbëri

Rama për protestën: Mund e durim për Shqipërinë që duam ose rrumpallë e rrënim për atë që kishim

Foto: Alban Bujari / Koha Ditore

Kryeministri i shqipërisë, Edi Rama, nga Vlora ka ndarë një tjetër postim në Instagram në lidhje me protestën e opozitës.

Kreu i qeverisë ka vënë në dukje dëmet materiale të shkaktuara nga protestuesit, ndërsa shkruan se shqiptarët kanë dy zgjedhje në dispozicion.

LEXOJENI EDHE KËTË

Eskalon protesta në Tiranë, sulmohet Kryeministria

“ZGJEDHJA ESHTE E QARTE: Mund e durim për Shqipërinë që duam apo rrumpallë e rrënim për Shqipërinë që kishim”, shkruan Rama në rrjetin social.