Arbëri

Marrëveshja Kosovë – Serbi, qindra mijëra milje larg

European Forum Alpbach/Andrei Pungovsch

“Serbia dhe Kosova janë larg marrëveshjes qindra mijëra milje”.

Kështu ka thënë sot në Munih presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Ai ka shtuar se “shqiptarët e Kosovës po simulojnë një realitet i cili nuk ekziston, ndërsa një pjesë e madhe e bashkësisë ndërkombëtare shtiret të mos e shohë” , transmeton Koha.net.

"Askush nuk është krejt i sinqertë", citon tanjug të ketë thënë Vuçiq .

Ai ka theksuar se nuk është zhgënjyer për këtë pasi që nuk ka mundur “të presë ndryshe nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Udhëheqësit e Kosovës në Munih po vrapojnë pas zyrtarëve ndërkombëtarë, ndërsa nga unë po ikin korridoreve”, ka përfunduar Vuçiq.