Përsërit Vuçiqi: S’ka dialog pa heqjen e taksës Foto: Koha / arkiv

Përsërit Vuçiqi: S’ka dialog pa heqjen e taksës

16 February 2019 10:56

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri e Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.

Medie serbe njoftojnë se ai asaj i ka thënë se dialogu Serbi –Kosovë nuk mund të vazhdojë derisa të mos hiqen taksat e vëna ndaj mallrave të Serbisë, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se Platforma e Kosovës për vazhdimin e dialogut në fakt është platformë kundër dialogut.

Sipas tij, hapat Kosovës nuk janë vetëm pengesë për vazhdimin e dialogut, por janë edhe kërcënim për paqe e stabilitet në rajon.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme