Haradinaj i thotë Hahnit se taksë nuk do të ketë kur të arrihet njohja nga Serbia

Haradinaj i thotë Hahnit se taksë nuk do të ketë kur të arrihet njohja nga Serbia

15 February 2019 17:02

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me Komisionerin Evropian, Johannes Hahn, të cilit i ka thënë se do t’i gëzohej kohës kur nuk do të ketë tarifa, por respekti dhe njohja reciproke janë parakusht për të arritur deri te heqja e taksës.

“Kosova është e përkushtuar që të jetë partnere kredibile e bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë, gjithmonë, kur asaj nuk i mohohet e drejta për të vepruar si shtet i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Haradinaj t’i ketë thënë Hahnit.

“Vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perendimorë. I gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, por njëkohësisht respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo”, ka shkruar Haradinaj.

“Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar”, ka shkruar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme