Mustafa: Për LDK-në, kufijtë e Kosovës të panegociueshëm Foto: Koha

Mustafa: Për LDK-në, kufijtë e Kosovës të panegociueshëm

14 February 2019 17:02

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se për partinë e tij, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm dhe duhet të ndalohet dialogu për ta.

Në një postim në Facebok, Mustafa ka shkruar se “hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të Kosovës”.

“Për LDK-në, kufijtë e Kosovës janë të paprekshëm. Është i ndaluar dialogu për kufijtë, për territorin, për pavarësinë e shpallur më 17 shkurt 2008! Hapja e dialogut për kufijtë, është vetagresion ndaj shtetit dhe territorit të Kosovës. Nëse dikuj i ka mbetur të bëjë pazare me korrigjimin e kufijve , ai mund të korrigjoj vetëm mexhat e arave të veta, jo kufijtë e Kosovës”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Në anën tjetër, pas miratimit të platformës për dialogun në Ekipin negociues, bashkëkryesuesi Shpend Ahmeti, ka thënë se ajo që kërkohet nga LDK-ja është pak në krahasim me ato që përfshin platforma.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme