Arbëri

Hahn, Thaçi e Vuçiq në panelin e Munihut për "Sigurinë në Europën juglindore"

Komisioni Europian ka paralajmëruar se komisari për Zgjerim, Johanes Hahn, bashkë me presidentët e Serbisë e të Kosovës, Aleksandar Vuçiq, përkatësisht Hashim Thaçi, më 16 shkurt do të jenë pjesë e panelit "Siguria në Europën juglindore", në kuadër të Konferencës së Munihut për Siguri, që mbahet nga 15 deri më 17 shkurt në Gjermani, transmeton Koha.net.

"Komesari Hahn do të mbajë disa takime bilaterale, përfshirë edhe pjesëmarrjen në diskutimet, ndër to edhe në panelin e së shtunës mbi "Sigurinë në Europën juglindore", raportohet nga Brukseli.

Organizatorët e Konferencës së Munihut kanë paralajmëruar për pjesëmarrjen e 35 liderëve botërorë, 50 shefave të diplomacive dhe të 30 ministrave të mbrojtjes.

Ndër ta do të jenë kancelarja gjermane Angela Merkel, zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence dhe kryediplomati rus, Sergej Lavrov.