Igor Simiq e quan kaotike skenën politike të Kosovës, kërkon ndërhyrjen e Perëndimit

Igor Simiq e quan kaotike skenën politike të Kosovës, kërkon ndërhyrjen e Perëndimit

14 shkurt 2019 12:37

Prishtinë, 14 shkurt - Nën kryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka thënë sot se fakti që Prishtina refuzon kërkesat nga bota që të shfuqizojë taksën për produktet serbe tregon se "ajo që është krijuar nga Perëndimi më 1999 ka dalë nga kontrolli" dhe se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë masa më radikale po deshi që dialogu të vazhdojë.

Ai i tha TV Pink të Beogradit se "situata në skenën politike të Kosovës, veçmas në Prishtinë, është shumë kaotike kur është fjala për paraqitjet mediatike të Kadri Veselit, Ramush Haradinajt e Hashim Thaçit, por janë shumë të sinkronizuara kur bëhet fjalë për marrje vendimesh që janë në dëm të popullit serb", transmeton Koha.net.

"Kemi mbërri në një situatë të cilën askush nuk ka mundur ta marrë me mend as nga serbët, as nga shqiptarët, që elita politike e Kosovës brenda një dite të poshtërojë BE-në dhe Ferica Mogherinin, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jjens Stoltenberg, ndërsa tërthorazi edhe SHBA-në, duke u bërë të shurdhër kundruall kërkesave të tyre për heqjen e taksës", ka thënë Simiq.

E gjithë kjo tregon se "ajo që Perëndimi ka krijuar më 199, përkatësisht më 2008 ka dalë nga kontrolli në atë masë sa bashkësia ndërkombëtare duhet të ndërmarrë masa radikale nëse dëshiron që dialogu të vazhdojë dhe të arrihet një zgjidhje me kompromis", transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Gani 14/02/2019 15:30

Po Type ,haos Ma shum ju pi boni stres qeveris se Sa serbia Marri per popullin shqiptare i cili konsumon produkte Serbe ,pamarparasysh taksa ose jo Do te desin do që ju ka ndal bisnisi me serbin

Shto koment

Të ngjashme