MTI-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Klubin e Prodhueseve të

MTI-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Klubin e Prodhueseve të

14 February 2019 12:07

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, takoi drejtorin ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxhën, me të cilin biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në rritjen e konkurrencës në sektorin e prodhimit, që ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në vazhdimësinë e përkrahjes dhe forcimit të prodhuesve vendorë, Shala nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Klubin e Prodhueseve të Kosovës për të realizuar projekte të përbashkëta që kanë për synim rritjen e konkurrencës në sektorin e prodhimit në Kosovë.

Shala potencoi se forcimi sektorit të prodhimit ndikon drejtpërdrejt në krijimin e vendeve të reja të punës dhe në përgjithësi në zhvillimin ekonomik të vendit, transmeton Koha.net.

“Ky bashkëpunim përfshin shkëmbimin e të dhënave dhe informacioneve, statistikave me të cilat disponojnë palët dhe që nuk paraqesin fshehtësi, që ka të bëjë me projektin e platformës ‘Made in Kosova’ dhe projekte tjera në të ardhmen ”, theksoi Shala.

Ai shtoi se ky memorandum parasheh mbështetjen e palëve në realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me konkurrencën e kompanive vendore në tregun vendor, rajonal dhe evropian duke mbështetur edhe organizimin e panaireve të përbashkëta për të promovuar bizneset prodhuese dhe produktet “Made in Kosova”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme