Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë largimin nga Ligji për Pagat Foto: Koha

Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë largimin nga Ligji për Pagat

Sanie Jusufi Sanie Jusufi 14 shkurt 2019 11:32

Punëtorët e KEK-ut janë duke protestuar në sheshin "Skënderbeu", për të kërkuar heqjen e kësaj kompanie nga ligji për pagat.

Nexhat Llumnica nga Sindikatë e punëtorëve të KEK-ut ka thënë se është e papranueshme përfshirja e kësaj ndërmarrje në këtë Ligj, raporton Koha Ditore.

Ai më tutje ka thënë se nëse nuk largohen nga Ligji do të vazhdojnë që të protestojnë dhe do të marrin masa tjera.

Mbështetje të protestës i ka dhënë edhe sindikata e Telekomit. Kryetari i kësaj Sindikate Lamih Balaj ka kërkuar që të mos detyrohen që të dalin në rrugë dhe t'i bllokojnë ndërmarrjet

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme