Zbardhet misteri i posterit me Veselin e Limajn për Shën Valentin

Zbardhet misteri i posterit me Veselin e Limajn për Shën Valentin

14 shkurt 2019 11:00

Sot në Ditën e të Dashuruarve, 14 Shkurtit, është zbardhur misteri se kush fshihet pas posterit të dy politikanëve, Kadri Veseli e Fatmir Limaj.

Bëhet fjalë për skulpturën e heroit biblik Davidit, e autorit Mikelanxhelo Buonaroti, e cila për shkak të natyrës së heroit të përfaqësuar, mbart në vetvete edhe simbolikën e mbrojtjes së lirive civile të mishëruara në Republikën e Firences, një qytet-shtet i pavarur, kërcënuar nga të gjitha anët nga shtetet më të fuqishme rivale dhe me hegjemoninë e familjes Medici.

Image

Poshtë kësaj statuje shkruan ‘Konferenca e Rektorëve’, e cila, sipas posterit, del të jetë dashuria e përbashkët e Kadri Veselit e Fatmir Limajt, raporton Kosovapress.

“Siç e keni vërejtur, nëpër Prishtinë janë vendosur posterë me paralajmërimin për Shën Valentin. Prapa pjesës së munguar të posterit fshihet dikush i dashur për këta dy politikanë. Një dashuri e përbashkët me të cilën ‘kanë flirtuar’ së fundmi. Se kush fshihet prapa pjesës së munguar të posterit, do ta merrni vesh më 14 shkurt, në ditën e të dashuruarve”, patën paralajmëruar ideatorët anonimë të këtij posteri.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme