Ipeshkvia Prizren-Prishtinë i bashkohet dhembjes për tragjedinë në Maqedoni

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë i bashkohet dhembjes për tragjedinë në Maqedoni

14 shkurt 2019 10:47

Ipeshkvia Prizren-Prishtinë ka shprehur solidaritetin dhe dhembjen për rastin e aksidentit tragjik në Maqedoni, në të cilën humbën jetën 14 persona dhe shumë të tjerë u lënduan.

Në deklaratën për media, kjo Ipeshkvi tha:

Me dhembje dhe pikëllim të thellë kemi përcjell lajmin e mbrëmshëm të aksidentit tragjik në Maqedoni, në autostradën Shkup-Tetovë, në të cilin humbën jetën njerëz të moshave të ndryshme dhe dhjetëra prej tyre mbetën të lënduar.

Ipeshkvia jonë Prizren-Prishtinë solidarizohet me dhimbjen e familjarëve të personave që humbën jetën dhe me gjithë ata që kanë pësuar lëndime të rënda në këtë tragjedi.

Ju sigurojmë lutjet tona, që Zoti t’iu jep të gjithëve forcë dhe ngushëllim të mund të përballojnë këto momente të vështira, përfundon deklarata.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme