Haradinaj thotë se është i paluhatshëm për taksën dhe se nuk jep dorëheqje

13 shkurt 2019 19:11

Pezullimi i taksës ndaj produkteve serbe nuk është opsion për shefin e qeverisë.

Në një intervistë për Rubikon, kryeministri Ramush Haradinaj ritheksoi se qëndrimi i tij është i paluhatshëm dhe masa nuk hiqet deri në njohje.

Kryeministri theksoi se është i hapur për çfarëdo zgjedhje e cila do të ishte në dobi të vendi, madje edhe për qeveri gjithëpërfshirëse mirëpo theksoi se nuk jep dorëheqje.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni me fillim prej orës 20:00 në KTV.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme