MMPH memorandum me GIZ-in për menaxhimin e ndryshimeve klimatike

MMPH memorandum me GIZ-in për menaxhimin e ndryshimeve klimatike

13 February 2019 12:55

Me qëllim të realizimit të projektit rajonal “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, përmes menaxhimit ndërkufitar të rrezikut nga përmbytja në Ballkanin Perëndimor”, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka nënshkruar memorandum me organizatën GIZ, vlera e të cilës është 3 milionë euro.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi tha se përmes këtij memorandumi Kosova shënon rezultate pozitive në fushën e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtje nga përmbysjet.

Sipas tij, qëllimi i këtij projekti është përforcimi i menaxhimit ndërkufitar për përmbytjet në lidhje me ndryshimet klimatike në Ballkanin Perëndimor.

“Me këtë rast dua të falënderoj GIZ-in për ofrimin e 6 stacioneve hidrologjike dhe meteorologjike në basenin e Drinit, instalimin e data bazës klimatologjike, hidrologjik dhe meteorologjik, dhe trajtimin për përdorimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave, krimin e një modeli hidrologjik për parashikimin e përmbytjeve në basenin e Drinit”, ka thënë Matoshi, shkruan ksp.

Anja Becky, sekretare e Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, u shpreh e lumtur për angazhimin e institucioneve në drejtim të përgatitjes për të menaxhuar ndryshimet klimatike.

“Ne kemi punuar në këtë projekt për rreth 6 vjet kohë. Jemi shumë të kënaqur të vazhdojnë të punojmë, pasi që ndryshimet klimatike po ndodhin. Ekstremet e natyrës në përmbytje në thatësia ka kohë që ndodhin në rajon. Ne na duhet të përgatisim vetën shumë mirë që t’i menaxhojmë siç duhet këto emergjenca. Duke i monitoruar dhe duke i parashikuar këto ndodhi natyrore”, u shpreh Becky.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme