Arbëri

Molliqaj thotë se për draftplatformën nuk ka dallime konceptuale

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj në Rubikon të KTV-së ka thënë draftplatforma për dialogun është shumë e rëndësishme, ndërsa për të thotë se nuk ka dallime konceptuale ndërmjet partive politike përfshirë këtu edhe Vetëvendosjen e LDK-në.

Ai nuk pret që të dalë dikush kundër kësaj draftplatforme për dialogun.

“Kemi të bëjmë me strukturën e dokumentit, qëllimet e përmbajtjen e saj, sepse ka rëndësi se çfarë fusim në këtë dokument. Ka dallime që nuk janë thelbësore por përmbajtjesore. S’ka dallime shumë ndërmjet partive. Po bëhet fjalë për një draft të rëndësishëm pasi është shumë i rëndësishëm”, është shprehur Molliqaj.

Ai ka thënë se nuk ka hapësirë për t’u refuzuar kjo platformë, ndërsa thekson se LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë vetëm vërejtje strategjike dhe jo konceptuale.

“Nuk ka vërejtje substanciale për këtë tekst. Nuk do të ketë diçka konceptuale me thënë se ky është problemi konceptual që e bënë të pamundur kontributin në përmirësimin e platformës. Në këtë kuptim nuk pres që të ketë kundër”, u shpreh ai

Ai tha se është hera e parë që për dialogun po punohet sic duhet dhe kjo e tregon rolin dhe fuqinë e PSD-së brenda delegacionit shtetëror.

“Unë e kuptoj që ata mund të kenë qëndrime të ndryshme me presidentin, kryeministrin a PSD-në por jo me dokumentin. Do të ketë vërejtje që besoj se do të jenë të drejta”, u shpreh Molliqaj.