Ekipi negociator kryen punën në platformë, pret miratimin në Kuvend

Ekipi negociator kryen punën në platformë, pret miratimin në Kuvend

12 February 2019 19:23

Bashkëdrejtuesi i ekipit negociator, Fatmir Limaj në një konferencë për media, ka thënë se ka përfunduar puna në platformën për dialogun me Serbinë dhe pret që të votohet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se draftplatforma fillimisht do t’u dërgohet kryeministrit Ramush Haradinaj, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli dhe presidentit Hashim Thaçi.

“Nga puna e sotme, nesër do ia dërgojmë krerëve të shtetit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe presidentit. Pasnesër delegacioni do ta miratojë projektplatformën”, ka thënë Limaj.

“Ne e kemi përfunduar punën, nesër ua dërgojmë dokumentin krerëve për ndonjë koment shtesë. Pas trajtimit të sugjerimeve ekipi negociator voton draftplatformën dhe në atë moment i dërgohet Kuvendit të Kosovës. Draftin do ua dërgojmë edhe partive opozitare”, ka shtuar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme