Nisin hetimet, Policia po mbledh prova për shkaqet e vdekjes së gruas dhe foshnjës në Pejë

Ardiana Thaçi Mehmeti Ardiana Thaçi Mehmeti 12 shkurt 2019 19:22

41-vjeçarja N. R, nuk kishte arritur të sillte në jetë fëmijën e tretë, pasi ai humbi jetën gjatë lindjes, e pak orë më vonë vdiq edhe ajo.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Pejës, Skënder Dreshaj, ka thënë se i gjithë stafi mjekësor ishte në krye të detyrës dhe nënës i është dhënë gjithë ndihma e nevojshme mjekësore.

Ai ka rrëfyer se foshnja ka humbur jetën për shkak të komplikimeve gjatë lindjes, raporton KTV.

Pasi është konstatuar vdekja e bebes, mjekët janë munduar të shpëtojnë jetën e nënës.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Pejë ka urdhëruar Policinë e Kosovës që të nisë hetimet për rastin, ku nga spitali janë marrë librat e protokollit dhe, po ashtu, është urdhëruar të bëhet obduksioni për nënën dhe foshnjën.

Por, sipas Prokurorisë, ende është herët të flitet për rastin, pa dalë raporti i mjekësisë ligjore.

N.R. dhe djali i saj janë varrosur pasditen e së martës në fshatin Isniq të Deçanit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme