Haradinaj për taksën: Me shantazhe sikur Specialja, Kosova nuk jep territor

Valmira Saraçi Sahatçiu 12 February 2019 19:09

Një ditë pasi zëvendësi i tij në luftë, Lahi Brahimaj, mori ftesë nga Gjykata Speciale për intervistim, ish-komandanti i Dukagjinit, kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova nuk pranon shantazhe për ndërrim kufijsh a territori, vetëm pse mbi kokë ka Gjykatën Speciale.

Ai tha se kjo nuk do të ndodhë edhe nëse dikujt i rrezikohet karrigia.

Frikën që dikush mund ta ketë nga Specialja, e ka shpjeguar në një mënyrë interesante.

Kryeministri i dërgoi porosi edhe komandantit të Ushtrisë, Rrahman Rama, të cilit i kërkoi të punojë më shumë e të dalë më pak në media, e nëse i duket zor ta udhëheqë Ushtrinë, ka kush ta bëjë këtë.

Ai tutje tha se Kosova nuk ka votuar ushtri për jug a veri, por Ushtria e Kosovës do të veprojë në gjithë territorin.

Me porosi nuk u ndal me kaq dhe pati të tilla edhe për partnerin e tij të koalicionit, Kadri Veselin, i cili po kërkon pezullimin e taksës për 120 ditë.

Haradinaj tregoi se edhe në takimin e kësaj të marte me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, i është sugjeruar heqja e taksës, por përgjigjja e tij ka qenë që kjo do të bëhet vetëm pas njohjes së Kosovës nga Serbia.

Ai tha se taksa mund të jetë e përjetshme nëse nuk ka ndryshim qëndrimi nga shteti serb.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme