Arbëri

Haradinaj: Serbia po i shpall luftë Kosovës

Ftesa për ekstradim të Ramush Haradinaj në Serbi është direkt kërkesë për luftë. Këtë për Rubikon të KTV-së e tha vetë kryetari i AAK-së.

Ata që nuk e kuptojnë si të tillë, Haradinaj i quajti frikacakë e mashtrues.

“Është direkt kërkesë për luftë, nëse dikush se ka kuptu kështu ose është frikacak ose është mashtrues, ose s’po do të përballet me të vërtetën”, ka thënë ai.