Arbëri

Haradinaj ironizon me frikën ndaj Speciales: Ende kam frikë nga injeksionet

Foto: ZKM

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur interesimit të gazetarëve edhe për lajmin se ka mundësi shantazhi për të me Gjykatën Speciale.

Haradinaj ka ironizuar, duke thënë se qëkur ka qenë fëmijë ka pasur frikë nga injeksionet, dhe ende ka.

“Ne jemi krejt njerëz, dhe të gjithëve na tremb diçka. Unë kur kam qenë fëmijë edhe ende frikësohem shumë prej injeksioneve, prej gjilpërës. Kur më kanë marrë për ndonjë injeksion kam qarë shumë. Të gjithë e kemi nga një dert nga një frikë, problem, por Kosova është atdheu ynë dhe nuk duhet palët tjera me llogarit, por unë nuk kam marrë ndonjë kërcënim personalisht, por nuk duhet palët tjera me llogarit që e devijojnë Kosovën, na detyrojnë për të pranuar në ndërrim të kufijve apo territorit pse na rri mbi krye një gjykatë e caktuar speciale, apo çfarëdo qoftë tjetër, pse i rrezikohet karrigia dikujt prej nesh”, ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj ka kaluar dy herë në procese gjyqësore në Hagë, dhe nga të dyja është shpallur i pafajshëm.