Ministria e Bujqësisë nuk raporton në Komision për dallaveret me grante të zbuluara nga “Koha Ditore”

Ministria e Bujqësisë nuk raporton në Komision për dallaveret me grante të zbuluara nga “Koha Ditore”

12 February 2019 15:51

Në Komisionin Parlamentar për Bujqësi ishte paraparë që të raportojnë zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Mevludin Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie Kapllan Halimi, për dyshimet se ka pasur keqpërdorime për ndarjen e granteve nga kjo ministri.

Mirëpo, Krasniqi dhe Halimi nuk kanë marrë pjesë me arsyetim se nuk kanë qenë të autorizuar për raportim, edhe pse kanë dërguar një raport me shkrim për këto dyshime lidhur me grantet, keqpërdorime që u zbuluan nga “Koha Ditore”.

Kryetari i Komisionit, Muharrem Nitaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të caktojë një ushtrues detyre ose të emërojë ministrin e ri të Bujqësisë, për të raportuar lidhur me keqpërdorimet e mundshme që kanë ndodhur në Ministrinë e Bujqësisë gjatë kohës kur në krye të saj ishte Nenad Rikalo.

LEXOJENI EDHE KËTË

Ministria e Bujqësisë ndan jashtëligjshëm tre milionë euro

“Unë thash që e kam takuar para një ore sekretarin e përgjithshëm të Ministrisë (së Bujqësisë), edhe zëvendësministrin Krasniqi. Arsyetimi i tyre është. Unë nuk mund t’i detyrojë të raportojnë në Komision nëse ata thonë që: ‘nuk kemi mandate ose nuk na ka autorizuar dikush’”, deklaroi Nitaj.

Anëtari i Komisionit, Salih Zyba, ka thënë se sikur edhe herëve të tjera do të kishin mundur të raportojnë zëvendësministri dhe sekretari edhe për rastet e granteve. Ai tha se ka rrezik që në vazhdimësi do të ketë skandale në Ministrinë e Bujqësi. Zyba tha se meqë nuk ka ministër, përgjegjësia bie mbi zëvendësministrin.

“Në këtë rast kemi mirëkuptua me përgjegjësit tjerë, zëvendësministrin sikurse që kanë zëvendësuar disa herë ministrin. Nuk është ministri figura ose autoriteti politik që të mungojë në këtë raportim. Për mua është shqetësim, sepse prej momentit që i kemi ftuar ministrin përkatës ose dikasterin përkatës për të raportuar për skandalet, kanë prodhuar skandale të tjera në publikimin e djeshëm. Andaj, sa do që e shtymi ne, vazhdohet me skandale të reja. Ky është rreziku. Sado që ne e shtyjmë me arsyetimin e mungesës së tyre mundemi me thënë, por me pranuar me lehtësi se e kanë dërguar një raport të shkruar, kjo nuk pranohet në formën që është kërkuar raportimi”, ka thënë Zyba, raporton Ksp.

LEXOJENI EDHE KËTË

Mungesë transparence për tre milionët e dhënë jashtëligjshëm në emër të granteve

Ndërsa, Ganimete Musliu, anëtare e Komisionit, ka thënë se nuk ka asnjë kuptim që kjo ministri të raportojë me shkrim në ditën kur ishte dashur që zyrtarë të saj të raportojnë në komision.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria të emërojë sa më parë një ushtrues detyre ose ministër të ri të Bujqësisë, pas shkarkimit të Rikalos.

“Pajtohemi me deputetin Zyba me atë që thotë se është e pa kuptimtë që ne sot të marrim raportin në ditën kur ata (drejtues të ministrisë) është dashur të vijnë të përgjigjen për vërejtjet ose sugjerimet që ne sot do t’i kishim dhënë. Megjithatë, ne nëse ndalemi dhe analizojmë pse na ka ardhur raporti dhe pse ata nuk janë këtu, vetëm do të humbim kohë. Unë propozoj që t’i kërkohet kryeministrit me një shkresë menjëherë pas mbledhjes që të përcaktojë kryesuesin (u.d) deri në zgjedhjen e ministrit të ardhshëm. Sepse nuk guxojmë të lejojmë që Ministria e Bujqësisë të jetë në këtë gjendje të cilën është, ngaqë kur nuk ka zot shtëpie, aty bënë kush çka do dhe mundësitë për keqpërdorim të detyrave dhe për manipulim janë edhe më të mëdha”, ka thënë Musliu.

Anëtarët e Komisionit edhe pse deklaruan që Ministria e Bujqësisë ka raportuar sot me shkrim, deputetja Besa Gaxheri ka thënë se deputetët nuk e posedojnë ende atë raport. Sipas saj, prej momentit që është shkarkuar ministri Nenad Rikallo, automatikisht ishte dashur të jetë përgjegjës zëvendësministri.

LEXOJENI EDHE KËTË

Bizneset që përfituan jashtëligjshëm tre milionët e Ministrisë së Bujqësisë

“Përveç defekteve ose mangësive të qeverisë që vërtet nuk kanë qenë të gatshëm prej shkarkimit (të Nenad Rikallos) me autorizuar zëvendësministrin që ai automatikisht është dashur me pasur vëmendjen. Ne edhe ashtu e dimi që kemi pasur një ministër, i cili nuk i ka dhënë llogari prej ditës së parë qeverisë. Problem tjetër kemi që ju theksoni se ka mbërri raporti nga kjo ministri, por ne si deputetë asnjë se kemi këtë raport”, deklaroi Gaxherri.

Deputeti i PDK-së, Andin Hoti, shfaqi shqetësimet lidhur me barkodet, ku sipas tij, Oda Ekonomike e Kosovës, po lëshon barkode, por nuk po i monitoron ato.

Komisioni për Bujqësi, po ashtu u dakordua që të premten në orën 13:00, ta zhvillojnë një takim me Inspektoratin e MTI-së, me përfaqësues të AVUK-ut dhe Doganës së Kosovës lidhur me barkodet e produkteve, që sipas deputetëve ka manipulime të mëdha.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme