Arbëri

Projektkodi i Procedurës Penale nuk miratohet në Komisionin për Legjislacion

Komisioni për Legjislacion ka shqyrtuar draftin e Projektkodit të Procedurës Penale.

Deputetët kanë paraqitur vërejtje në disa nga nenet e këtij Projektkodi. Me theks të veçantë, kanë kundërshtuar nenin ku flitet për gjykimin në mungesë ndaj krimeve të luftës.

Sipas Projektkodit, për realizimin e një gjykimi të tillë, duhet të sigurohet prania e të dyshuarit në procedurën paraprake dhe në shqyrtim fillestar. Ky nen, sipas Komisionit, është në kundërshtim me Kodin Penal.

Pas hedhjes në votim, Projektodi nuk ka arritur të kalojë. Katër deputetë kanë votuar për dhe katër kanë abstenuar.

Projektkodi do të shkojë në seancë plenare për votim në lexim të parë, pa përkrahje të Komisionit.