Për skandalin në Drenas, deputetët takojnë përfaqësues të KGJK-së e KPK-së

Për skandalin në Drenas, deputetët takojnë përfaqësues të KGJK-së e KPK-së

Urim Isma Urim Isma 11 shkurt 2019 19:25

Ngjarjet e fundit të abuzimit të vajzës së mitur në Drenas, kanë bërë që të hënën Komisioni për të Drejtat e Njeriut të diskutojë me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial.

Pyetje të shumta kanë drejtuar deputetët për përfaqësuesit e këtyre institucioneve të drejtësisë.

Anëtarët e komisionit kanë kërkuar që të gjendet zgjidhje e shpejtë në parandalimin e rasteve të tilla.

Kryetari i KGJK-së tha se ngjarja është e ndjeshme, sepse ka të bëjë me një të mitur dhe nuk lejohet që të flitet në detaje, meqë ende është në procedura hetimore.

Vajza nga Drenasi ishte 16-vjeçare kur nisi të abuzohej nga profesori i saj, e pastaj kur atë e denoncoi në Polici, abuzimi vazhdoi për rreth 2 vjet nga zyrtari policor në këtë institucion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme