Specialja fton Lahi Brahimajn

Specialja fton Lahi Brahimajn

11 February 2019 16:54

Lahi Brahimaj, është ish-ushtari i radhës i UÇK-së, që ka marrë ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale.

Siç merr vesh KTV-ja, ai do të paraqitet pranë kësaj Gjykate në muajin mars.

Brahimaj, shkurt përmes telefonit i ka thënë KTV-së se do t’i përgjigjet ftesës.

“Kam ofruar bashkëpunim në tri proceset gjyqësore ku kam treguar pastërtinë e UÇK-së, do të ofroj bashkëpunim edhe me Specialen për të dëshmuar luftën e pastër të UÇK-së”, ka thënë Brahimaj.

Ende nuk dihet se në çfarë cilësie është ftuar Brahimaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme