Vuçiq: Serbia e gatshme për dialog pasi Kosova ta heqë taksën

Vuçiq: Serbia e gatshme për dialog pasi Kosova ta heqë taksën

11 February 2019 15:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ambasadori i Gjermanisë në Beograd, Thomas Schieb, sot kanë biseduar për situatën në Ballkan e në veçanti për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Kosovës, transmeton Koha.net.

Sipas portalit n1, Vuçiqi i ka folur Schiebit për “pasojat e taksës kosovare ndaj mallrave serbe që ka në marrëdhëniet dhe në stabilitetin e rajonit dhe ka shfaqur gatishmërinë e Serbisë që dialogu të vazhdojë pasi që Kosova ta heqë taksën”.

Schieb ka thënë se Gjermania e përkrah fuqishëm dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës duke shfaqur shpresën se për vazhdimin e tij do të krijohen së shpejti kushtet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme