Kryetari i Sindikatës së Judikaturës shkon në pension, zgjidhet ushtruesi i kësaj detyre

Kryetari i Sindikatës së Judikaturës shkon në pension, zgjidhet ushtruesi i kësaj detyre

11 February 2019 15:00

Sindikata e Judikaturës së Kosovës, përmes një njoftimi për opinionin bën të ditur se në takimin e sotshëm të rregullt, ka shkarkuar nga detyra kryetarin e deritanishëm, Asllan Rusinovci, për shkak të shkuarjes së tij në pension, transmeton Koha.net.

Po ashtu kjo Sindikatë njofton se në të njëjtën mbledhje është zgjedhur ushtruesi i detyrës së kryetarit, nënkryetarit dhe sekretarit organizativ.

Ushtrues detyre i kryetarit është zgjedhur z. Bahri Jashari, ndërkaq nënkryetar është zgjedhur, Hasan Rukovci, dhe sekretar organizativ Florim Hasani.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme