Ismaili: LDK-ja për 10 vjet shkatërroi sistemin shëndetësor, sot flet për kolaps Në foto ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili i ftuar në Rubikon

Ismaili: LDK-ja për 10 vjet shkatërroi sistemin shëndetësor, sot flet për kolaps

11 shkurt 2019 14:30

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, ka reaguar ndaj LDK-së, që sot, përmes një komunikate për media, kritikoi sektorin e shëndetësisë.

Grupi i Parlamentar i LDK-së ka ngritur problemet në sektorin e shëndetësisë, të cilat sipas këtij grupi po kalojnë në heshtje dhe konsiderojnë se qeveria ka dështuar në këtë sektor, gjatë vitit që lamë pas.

LEXO EDHE: LDK: Sektori i shëndetësisë është në kolaps

“LDK-ja, e cila ka shkatërruar sistemin shëndetësor për 10 vjet me radhë dhe e ka varfëruar qytetarin, sot flet për kolaps në këtë sektor. Është e vërtetë se ka një kolaps, por ai është kolapsi i së keqes, të cilin e ka lënë trashëgim kjo parti që mbi shëndetësinë kishte një lloj monopoli politik. Ndaljes së korrupsionit në blerjen e barnave prej 6 milionë eurosh; rritjes së pagave për profesionistët shëndetësorë; dhe shërbimit 24 orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin, të cilat janë vetëm një pjesë e vitit më të suksesshëm që ka pasur shëndetësia pas luftës, do të duhej t’u gëzohej edhe LDK-ja”, ka shkruar Ismaili.

Ismaili tutje thotë se fakti që janë kryer më shumë punë brenda vetëm një viti sesa gjatë tri mandateve të LDK-së, duhet të jetë pikëlluese për ta.

“Por unë i ftoj të jenë përkrahës e jo pengues të reformave në shëndetësi, prej të cilave përfitojnë qytetarët tanë, pa dallime partiake”, ka përfunduar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme