Veseli fton krerët e shtetit për Dialogun Foto: Driton Paqarada

Në takimin e thirrur nga Veseli u kërkua unitet për ta mbështetur Platformën e Dialogut

11 February 2019 12:05
13:22

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim të përbashkët Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj, Bashkëkryesuesin e Delegacionit Shtetëror për Dialog, Fatmir Limajn, si dhe anëtarët e Delegacionit, Enver Hoxhaj dhe Visar Ymerin.

Në këtë takim është diskutuar për procesin e fazës finale të Dialogut, me theks të veçantë për Platformën e Dialogut, e cila pritet të miratohet së shpejti në Kuvendin e Kosovës, raporton Koha.net.

Pjesëmarrësit në takim u pajtuan që të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga pozita dhe opozita, duhet të bëhen bashkë në mbështetje të Platformës së Dialogut, ndërkaq u theksua se uniteti i skenës politike kosovare e forcon pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në procesin e Dialogut.

12:05

Veseli fton krerët e shtetit për Dialogun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar krerët e shtetit, presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe bashkëkryesuesit e Dialogut Fatmir Limajn e Shpend Ahmetin, në një takim në Kuvend.

Një burim i Koha.net ka thënë se takimi fillon në orën 12:00, në kabinetin e Veselit në Kuvend.

Ky burim ka thënë se temë diskutimi do të jetë vetëm Dialogu me Serbinë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme