Nis seanca gjyqësore ndaj Gashit, Shalës dhe Lushtakut për gjuajte me armë në odën e Limajt Foto: Koha

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Gashit, Shalës dhe Lushtakut

Donika Voca Gashi 11 February 2019 10:11
10:21

Është shtyrë seanca e sotme pas kërkesës së Avokatit Arianit Koci, i cili ka kërkuar që seanca të shtyhet për një datë tjetër pas pranimit të provave të reja, raporton KTV.

Ai ka thënë se ka nevojë që t’i analizojë këto prova të parashtruara.

Seanca është shtyrë për datën 27.02.2019 në orën 10:00.

Prokurori Ismet Tufaj, ka thënë se si provë të re ka ofruar ekzaminimin e armëve me gaz që sipas tij, ka rezultuar se këto armë mund të adaptohen dhe të përdoren si armë të vërteta.

10:11

Nis seanca gjyqësore ndaj Gashit, Shalës dhe Lushtakut për gjuajte me armë në odën e Limajt

Ka nisur shqyrtimi fillestar në rastin e Dardan Gashit, Endrit Shalës, Sami Lushtakut dhe të tjerëve për gjuajtje me armë në odën e Fatmir Limajt.

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj Dardan Gashit, Sami Lushtakut dhe Endrit Shalës, për posedim të paautorizuar të armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke festuar në odën e Fatmir Limajt, raporton KTV-ja.

Të pandehurit në festën e Limajt, pas lirimit nga akuzat e Prokurorisë për krim të organizuar dhe keqpërdorim detyre, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme