Ferizaj, marsh protestues kundër përdhunimit të të miturës në Drenas Foto: Koha

Nis protesta në Ferizaj për rastin në Drenas

Dorentina Thaqi Dorentina Thaqi 11 shkurt 2019 08:20
11:51

Edhe në Ferizaj ka nisur sot protesta kundër abuzimit seksual ndaj të miturës që ndodhi në Drenas, fillimisht nga mësuesi e më pas një polic.

Protestuesit kanë vendosur pankarta në Drejtorinë e Arsimit në këtë komunë, raporton KTV.

 

08:20

Ferizaj, marsh protestues kundër përdhunimit të të miturës në Drenas

Organizuar nga gratë dhe aktiviste të tjera të shoqërisë civile sot në Ferizaj mbahet protestë lidhur me rastin e fundit që ndodhi në Drenas.

Marshi protestues fillon në ora 11.30 nga ish-objekti i Gjykatës Komunale, për të vazhduar deri te Stacioni i Policisë dhe Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, dy persona janë dënuar me nga një muaj paraburgim lidhur me akuzat për përdhunimin e një të miture 16-vjeçare në Drenas.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme