Arbëri

"Telenor" dhe "Vip" me sinjale të MT të Serbisë në Kosovë që nga 1 maji

Descriptive Text

Kompanitë telefonike nga Serbia "Telenor" dhe "Vip mobil" kanë publikuar një kumtesë të përbashkët lidhur me ndërprerjen e emetimit të sinjaleve në territorin Kosovës që nga 1 maji i këtij viti e në përputhje me marrëveshjen Beograd – Prishtinë për Telekomunikacionin, transmeton Koha.net.

Nga kjo datë, siç njofton transmetuesi publik serb, këta dy operatorë nuk do të kenë leje për afarizëm në Kosovë dhe ato do t’i largojnë nga Kosova 15 stacione bazë ("Telenor" 10 , "Vip mobil" 5).

"Telenor" dhe "Vip mobil" shfrytëzuesve do t’ua mundësojnë komunikimin me kushte të pandryshuara në marrëveshje me kompaninë MTS d. o. o., operatori i vetëm që do të ketë leje për afarizëm në territorin ku sinjale kanë pasur "Telenor" dhe "Vip mobil".