Arbëri

AGK-ja reagon ndaj mediumit që publikoi fotografinë e viktimës së Drenasit

Descriptive Text

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë të ketë përcjellë me vëmendje raportimet e gazetarëve rreth rastit të dhunimit të dyfishtë të së miturës në Drenas.

Ndërkaq, AGK-ja ka shprehur shqetësim për publikimin e fotografisë së viktimës në ueb-in e gazetës “Kosova Sot”.

“Kjo formë e raportimit është shkelje e të drejtave të njeriut, Kodit Etik dhe Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale”, thotë AGK-ja.

AGK kërkon nga kolegët gazetarë që, sidomos në raste të ndjeshme si kjo por edhe gjatë raportimit për raste të tjera, t’u përmbahen kritereve profesionale dhe etikës së gazetarisë.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës thotë se mbështet vetëm punën profesionale të gazetarëve bazuar në respektimin e standardeve bazë të profesionit dhe inkurajon informimin korrekt dhe të drejtë të publikut.