Pak deputetë në seancën e jashtëzakonshme për rastin e abuzimit seksual në Drenas

Valmira Saraçi-Sahatçiu 08 shkurt 2019 19:10

U thirr seancë e jashtëzakonshme për ta dënuar abuzimin seksual me vajzën nga Drenasi, por deputetët e Kuvendit mezi u mblodhën në sallë.

Aty erdhën vetëm dy ministra, ai i Punëve të Brendshme dhe i Arsimit, që, gjatë gjithë debatit më shumë se katërorësh, qëndruan veç si publik, pa e thënë asnjë fjalë, raporton KTV.

Në objektin e Kuvendit u panë edhe ministrat e drejtësisë e shëndetësisë, por në zyrë të kryetarit Kadri Veseli, e jo edhe në sallë plenare.

Deputetët, abuzimin ndaj vajzës nga Drenasi e kanë quajtur krim institucional, derisa kanë kërkuar dorëheqjen e ministrave përkatës, por edhe shkarkimin e gjithë zinxhirit komandues në Drenas.

Ndërkohë, përplasje pati mes deputetes së Vetëvendosjes Drita Millaku, me deputeten e PDK-së Safete Hadërgjonaj.

Më shumë se gjysma e seancës kaloi me numër minimal deputetësh në sallë, derisa në fund Kuvendi nuk arriti të dalë me rekomandime si shkak i numrit të vogël të deputetëve të pranishëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme