Kollçaku: Abuzimi në Drenas ndodhi në tri nivele ndaj një fëmije

Kollçaku: Abuzimi në Drenas ndodhi në tri nivele ndaj një fëmije

08 February 2019 13:32

Kuvendi i Kosovës ka nisur debatin parlamentar në lidhje me rastin e ngacmimit seksual, përdhunimit seksual dhe abortit të paligjshëm ndaj të miturës në Drenas dhe përgjegjësinë institucionale të Qeverisë së Kosovës.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka thënë se për shkak të dështimit të institucioneve, kanë kërkuar këtë debat.

Kollçaku tha se abuzuesit ishin ata që fëmija do të duhej të kishin më së shumti besim.

“Abuzimi filloi në shkollë dhe krimi vazhdoi në polici, duke vazhduar krimi dhe dhunimi. Ndërsa, kur ndodhi abuzimi i tretë në një institucion provat që nuk kishte licencë dhe nuk kishte kushte për adaptim”, ka thënë ajo, duke shtuar se ka shkelje në të tri nivele ndaj një fëmije.

Ajo tha se janë detyruar të thërrasin këtë seancë sepse nuk kishin informacione zyrtare nga Qeveria.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme