Arbëri

Vendoset masë e përkohshme për sjelljen e provave nga të intervistuarit e Speciales

Foto: Arben Llapashtica

Dega e Kushtetueses së Gjykatës Speciale ka vendosur masë të përkohshme në rastin kur prokuroria u ka kërkuar të ftuarve në Hagë që të sillnin çfarëdo prova që kishin gjatë intervistimit, raporton KTV.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka pezulluar urdhrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar që detyronte të intervistuarit të sillnin dokumente, të dhëna dhe shënime të caktuara.

Më 16 janar në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese është referuar rasti i parë sa i përket hetimeve dhe ftesave që Specialja dhe Prokuroria e Specializuar janë duke i bërë në Kosovë. Rasti u referua nga mbrojtja e një të dyshuari por vetëm ka qenë pjesë e UÇK-së.

Image

Image