Kapen autorët e përdhosjes së lapidarit të gazetarëve serbë të zhdukur në Hoçë

Kapen autorët e përdhosjes së lapidarit të gazetarëve serbë të zhdukur në Hoçë

06 February 2019 15:44

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka lavdëruar sot Policinë e Kosovës për identifikimin e kryerjes së aktit të fundit të vandalizmit të pllakës përkujtimore të gazetarëve të zhdukur serbë - Gjuro Sllavuj dhe Ranko Pereniq në Hoçë të Madhe të Rahovecit, raporton "Danas" i Beogradit, që citon RTK2.

"Në dënimin tonë të atij akti të datës 4 shkurt kemi vlerësuar se ai vandalizëm shërben për minimin e besimit dhe të dialogut ndërmjet komuniteteve, si dhe të përpjekjeve për të mbajtur në mend gazetarët të cilët janë zhdukur gjatë ushtrimit të profesionit", citohet komunikata e OSBE-së.

Nga ana tjetër, thekson OSBE, ruajtja e raporteve thellon besimin e ndërsjellë midis komunikteteve dhe tregon se shoqëria do të respektojë viktimat, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, citon "Danas" RTK2 në gjuhën serbe.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme