Arbëri

Sipas patrikut Irinej, “Serbia pa Kosovën e Metohinë nuk është Serbi”

Beograd, 6 shkrut - "Ndarja e Kosovës dhe kufijtë e rinj, për të cilat po flasin disa, për Kishën Ortodokse Serbe (KOS) dhe shumicën e popullsisë janë zgjidhje të papranueshme, meqë Serbia pa Kosovën e Metohinë nuk është Serbi", i ka thënë agjencisë ruse "RIA Novosti" patriku serb Irinej, transmeton Koha.net.

"Si njeriu kur ia nxjerrin zemrën, ai nuk është më njeri", citohet të ketë thënë Irinej, i cili ndodhet për vizitë në Moskë.

Ai ka shtuar se qëndrimi i Serbisë dhe KOS-it është të respektohet plotësisht Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që "popullit shqiptar të sigurohet liria e plotë dhe autonomia, por që territori i Kosovës e Metohisë të mbetet brenda kufijve të Serbisë", transmeton Koha.net.