Arbëri

Rektorët insistojnë në shkarkimin e KSHC-së dhe të ministrit Bytyqi

Descriptive Text

Konferenca e rektorëve është në pritje të realizimit të kërkesave që ua ka adresuar ditë më parë institucioneve shtetërore.

Kërkesë e tyre është të shkarkohet Këshilli Shtetëror i Cilësisë (Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim), të anulohen vendimet e fundit të këtij bordi, si dhe të shkarkohet ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Konferenca e rektorëve konsideron se Bordi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA) ka dëshmuar se është në funksion të grupeve të interesit politik e biznesor dhe se edhe zgjedhja e Bordit është bërë nën trysni politike dhe kundër Universitetit. Përfaqësues të konferencës së rektorëve po konsiderojnë se vendimet e fundit të AKA-së janë pjesë e kësaj fushate antiligjore.

Zëvendëskryesuesi i konferencës së rektorëve, Fadil Millaku, ka thënë se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e datës 28 janar. Po ashtu, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vendoset se kur do të nisin protestat e paralajmëruara së fundi kundër vendimeve të KSHC-së.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)