Arbëri

Limaj thotë se në Bruksel kanë shkuar për të modeluar dialogun e mundshëm

Descriptive Text

Pa paralajmërim bashkëdrejtuesit e dialogut Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj dje kishin udhëtuar për në Bruksel.

Në një prononcim për KTV-në, pas kthimit nga Brukseli, Limaj ka konfirmuar se atje kanë shkuar për të bërë modelimin e dialogut të mundshëm.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se me këtë rast është përmendur edhe taksa.

“Ishim në Bruksel, dhe si pa transparencë. Javën e kaluar kemi paralajmëruar se kemi vizitë këtë të martë, por keni harruar. Ishte një takim i rregullt që e kemi lënë qysh të hënë. Kemi qenë sot në takim në Bruksel dhe u kthyem”, ka thënë Limaj.

Limaj ka treguar se atje janë takuar me drejtuesit e Zyrës së Mogherinit për agjendën e dialogut.

“Kemi bashkëbiseduar për mënyrën e dialogut dhe si mund të shkojë dialogu i mundshëm për marrëveshjen gjithëpërfshirëse finale dhe natyrisht që kemi paraqitur edhe disa ide tona. Së pari kemi kërkuar nga BE-ja që Serbia ta kuptojë, dhe që të kërkojë nga Serbia që dialogu duhet të zhvillohet pa kushte. Ne besojmë që nëse vërtetë Serbia është e interesuar që të futet në dialog dhe të përfshihet në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse nuk duhet të kushtëzohet nga asnjëra palë, si rruga më e mirë për të vazhduar dialogu”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, vënia e kushteve vështirëson arritjen e objektivave tona të përbashkëta për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

njoftuar arritjet dhe angazhimet tona, për temat që do t’i diskutojmë siç është të pagjeturit, që duhet të futet në agjendë, çështje e dhunimeve të grave, krimet e luftës, e këto tema”, ka thënë Limaj, për KTV-në.

“Ne këtu jemi duke bërë modelimin e dialogut të mundshëm, që në momentin kur kthehemi në tavolinë si do të shkohet. Ne kemi bërë të qartë objektivat tona, ne shkojmë atje me idenë që ky dialog nuk mund të zvarritet me vite të tëra, por të shkojmë drejt e te tema qendrore është që Kosova në këtë dialog do të shkojë për njohjen e saj, që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, që 5 vendet e BE-së ta njohin Kosovën dhe marrëveshja të jetë obligative”, ka thënë më tej Limaj.

Ai ka thënë se në këtë takim është përmendur edhe taksa.

“Ne kërkuam nga BE-ja që mos të lejojë asnjërën palë që të vë kushte për të filluar dialogun. Duhet të kthehemi në tavolinën e bisedimeve dhe tavolina e dialogut duhet t’i zgjidhë të gjitha çështjet e hapura që i kemi me Serbinë. Nuk e kemi caktuar datën por shpejt besoj se do ta kemi takime të tjera, me temat për të cilat po flas”, ka thënë Limaj.

Kur ka folur për Platformën, ai ka thënë se shpreson që nga fundi i javës do të përcillet në Parlament.

“Nesër dhe ditët në vazhdim do të kemi takim në delegacionin shtetëror, po besoj për t’i dhënë edhe dorën e fundit draft-platformës për dialogun dhe kjo të shkojë në Kuvend”, ka thënë Ahmeti.