Arbëri

Lekaj u premton kontrolluesve ajrorë status të veçantë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, u ka premtuar sindikalistëve të kontrollit ajror se do të shtyjë përpara amandamentimin e ligjit për dhënien e statusit të veçantë për kontrollorët dhe stafin profesional të aviacionit civil në agjencitë tjera.

Në një takim me sindikalistët dhe drejtorin e Agencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini, “Lekaj ka shprehur gatishmërinë për t’u dhënë atyre statusin meritor të njëjtë me kontrollet ajrore në vendet e Bashkimit Evropian”.

Lekaj u takua me kontrolluesit ajrorë pasi ata shprehën shqetësimin për përfshirjen në Ligjin për Paga.

Në fund të një njoftimi nga MI-ja thuhet se palët kanë rënë dakord që të vazhdohet me kryerjen e punëve pa ndërprerje.