Haradinaj: BE-së i ka humbur rruga në oborr Foto: Alban Bujari / ilustrim

Haradinaj: BE-së i ka humbur rruga në oborr

05 February 2019 13:22

"Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançiç, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut është qëndrim i paprecedentë, i papranueshëm dhe si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës", ka reaguar kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook. Siç është shprehur ai, ‘BE-së i ka humbur rruga në oborr’.

Në vazhdim teksti i plotë i postimit të kryeministrit Haradinaj:

Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e dialogut është qëndrim i paprecedentë, i papranueshëm dhe si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Reis 08/04/2019 09:20

Po po se jena nda un fise e klane nuk jem tu e mujt me nda te zezen nga e bardha.

Kemi06/02/2019 13:30

Kështu ndodh kur njerz gjysëmanalfabeta marrin përsipër bisedimet për çështje teknike e ato iu dalin mos e ma keq deri te cenimi i Sovranitetit.Momenti i fundit që me e shpëtue vendin duhet të pushohen:Thaçi dhe Haradinaj dhe nga Akademia e shkencave të Kosovës të mblidhen një grup dhe t`i japin fund kësaj pune për ndryshe BE-ja dhe Serbia tash kan me luejt si Maca me Miun me Kosovarët që i kemi në krye.

Justiniani Dardan06/02/2019 12:41

O juve iu ka hup rruga ne oborr,e jo BE-së.Se ky preZIdenti yt e ka peshtjellu me vucicin ketë punë!Ti.si kryeminister e ke per detyrë ta ndalosh hashen e jo BE-në(se nuk ki shancë)! Po ti po e luanë rolin e marionetes,ka po don po te orienton hasha e kadria!Mos zo`ma keq per ketë polpull!!!!

Shto koment

Të ngjashme