Arbëri

Sipas KsP-së, deputeti i deritashëm i AKR-së, Labinot Tahiri, ka aderuar në AAK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, ka aderuar në partinë e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Lajmin për kalimin e Tahirit nga AKR-ja në AAK e ka konfirmuar një burim i KosovaPress-it brenda AAK-së, i cili tha se vendimi është marrë sot.

Ndërkohë KosovaPress ka provuar të marrë edhe konfirmimin e deputetit Tahiri në lidhje me këtë lajm, por se telefoni i tij nuk ka qenë i qasshëm.