Arbëri

Moti sot kryesisht i vranët

Foto: Ilustrim

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu, kryesisht në Dukagjin, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave kalimtare, transmeton Koha.net.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike shënon rritje, dukshëm mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme me shpejtësi deri 6m/s.