Arbëri

Hendeku i pagave mes sektorit publik dhe privat

Foto: Koha / ilustrim

Sektori privat në Kosovë, i konsideruar si promotor i zhvillimit ekonomik dhe mundësisë për krijimin e vendeve të reja të punës, nuk po arrin të ndjekë trendin e rritjes së pagave siç po ndodh në sektorin publik, thonë përfaqësues të shoqatave ekonomike dhe përfaqësues të punëtorëve.

Ndryshe nga sektori privat, për punëtorët në sektorin publik në vazhdimësi ka pasur rritje të pagave.

Derisa në sektorin publik në vitin 2012, paga neto mesatare ka qenë 384 euro, sipas të dhënave të fundit, paga mesatare ka arritur në shumën prej rreth 500 euro. Ndërkaq në sektorin privat, në vitin 2012 paga neto mesatare ishte 333 euro dhe që nga atëherë, kjo pagë është rritur për 15 euro, ose 384 euro në muaj.

Numri i të punësuarve në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare është mbi 350 mijë. Nga ky numër, në sektorin publik janë të punësuar rreth 85 mijë, kurse, rreth 250 mijë qytetarë të tjerë llogaritet që punojnë në sektorin privat.

Të plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë