Propozimi i Hahnit për taksën me kushtin për “armëpushim” Foto: Koha

Propozimi i Hahnit për taksën me kushtin për “armëpushim”

Fitim Gashi Fitim Gashi 04 February 2019 07:30

Format të veçantë për adresimin e të gjitha mosmarrëveshjeve në fushën e ekonomisë mes Kosovës dhe Serbisë ka propozuar komisari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn.

Por kushti që zyrtari i lartë nga Komisioni Evropian t’u japë start këtyre negociatave është një “armëpushim” mes Prishtinës dhe Beogradit në veprimet që ngjallën provokime dhe acaruan raportet mes dy vendeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në Zyrën e kryeministrit Haradinaj kanë përsëritur se pezullimi i taksës ndodh vetëm nëse përmbushen kushtet e vëna prej tij. Por me listën e kushteve të Haradinajt nuk janë pajtuar partnerët e koalicionit, duke bërë që të thellohet përçarja mes tyre.

Zyra e komisarit Johannes Hahn ka shpalosur për gazetën ofertën të cilën ua ka prezantuar palëve në Prishtinë dhe Beograd, në dhjetor të vitit të kaluar, por e cila ende nuk është pranuar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Agim krasniqi04/02/2019 14:30

Kosova nepermjet te firces se ligjit mundet shpejte me vu ne binare sundimin e ligjit ne gjithe teritorin e Kosoves,sepse kjo gjendje e krijuar me nderhyrje e Serbise dhe krijimin e rrethanave te pershtatshme nga mbretnit tane malok. Prandaj Kosova do te bisedoj me Serbine vetem ateher kur kjo e fundit e pranon pavarsine e Kosoves dhe ate duke bere kerkesat e saja legjitime ndaj nje shteti okupator i cili gjate tere historise ka bere gjenocid ndaj shqiptareve. Pra, Z. HAN mos manipuloni ,mjaft me!

Shto koment

Të ngjashme