Miratimi i buxhetit ka krijuar hendek të pagave me sektorin privat, thonë analistët

Alberta Hashani Alberta Hashani 03 February 2019 19:09

Etapë të re të zhvillimit në vend, po e sheh kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, votimin e Ligjit për buxhetin e 2019-s.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se me buxhetin e ri, kanë rritur projektet kapitale për 11 për qind, apo 75 milionë euro, raporton KTV.

E sipas tij, kjo do t’i ndihmojë zhvillimit të sektorit privat.

Megjithëkëtë, me deklarimet e kryeministrit nuk pajtohen analistët e ekonomisë dhe politikave buxhetore.

Berat Thaqi nga Instituti GAP, tregon se mbi 80 për qind e projekteve kapitale janë vazhdimësi e vitit të kaluar.


Shpërndarja buxhetore parasheh edhe rritje të madhe për paga dhe sistemin pensional.

Sipas njohësit, Hekuran Murati, rritja e pagave në sektorin publik po shkakton rritje të përnjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore.

E, ndryshimi i pagave mes sektorit publik dhe privat, po rrit numrin e skemave sociale.

Sipas tyre, ky buxhet nuk do t’i ndihmojë zhvillimit ekonomik, derisa edhe ndarja e buxhetit për projekte kapitale është bërë në baza partiake.

Buxheti i Kosovës për vitin 2019, arriti të miratohej nga deputetët e Kuvendit tek në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Nga 91 deputetë, 65 votuan pro, pa vota kundër apo abstenim.

paratë nga ai mund të përdoren tek pas 15 ditësh, në Kuvend është miratuar edhe kërkesa e Komisionit për Buxhet dhe Financa për zgjatjen buxhetore të vitit 2018 edhe për muajin shkurt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme