Arbëri

Kuvendi miraton Projektligjin për financimin e subjekteve politike

Foto: Koha

Miratohet në shqyrtim të parë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256.

Nga 64 deputetë në Kuvend, 61 kanë votuar pro, 1 kundër dhe dy abstenime.

Tutje, deputetët janë duke e shqyrtuar pikën e 6 të rendit të ditës për formimin e Komisionit Ad Hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social.